Shkrimtari e përkthyesi Bashkim Shehu vjen në një intervistë për “BalkanWeb” mbi librin e tij më të fundit “Liri Belishova dhe koha e saj”. Shehu sjell në libër biseda e kujtime të Belishovës, një prej figurave që mbajti poste të larta gjatë regjimit komunist, më pas u dënua duke njohur skajet fundore.
Mes të tjerash, shkrimtari sqaron edhe lidhjen mes trinomit diktator-fat-fat’thënie, duke u ndalur këtu te lidhjet, që sipas tij, diktatorët apo tiranët kishin me magjistarët, pra njerëzit që parashikonin fatin. Shehu shprehet se “Është e vërtetë që Hitleri ka pasur dikë, që e kishte si konsulent për çështjet e astrologjisë dhe parashikimit të fatit”.

“Synimi është raporti i diktatorit, tiranit, me fatin dhe me fat’thënien. Ajo që i lidh këto tre pjesë, që zhvillohen, njëra në Gjermani, historia e një njeriu që arriti të ishte afër Hitlerit. E dyta, historia e Kinës me një murg, që i shërben shërbimit sekret të Mao Ce Dunit. Dhe tjetra, që është mes Bashkimit Sovjetik dhe Shqipërisë. “Hija” është vetja e tij e kthyer 40 vite më përpara.

Në një farë mënyre, është magjistari që mendon se mundet të përdorë tiranin, por që përdoret prej tij. Raporti mes pushtetit të atij që supozohet se është fuqi, që është magjistari, dhe nga ana tjetër është tirani, ose pushteti, në kuptimin e rreptë të fjalës. Kjo është ajo që i lidh këto tre pjesë.

Motivi i arratisjes shfaqet në të gjitha rastet. Edhe në Gjermani, me Hitlerin, edhe në rastin e Shqipërisë me komunizmit, si dhe në rastin e Kinës. Dua të theksoj se në këto raste, sidomos në atë që ka të bëjë me Gjermaninë naziste, jam bazuar në ngjarje e të dhëna historike.

Është e vërtetë që Hitleri ka pasur dikë, që e kishte si konsulent për çështjet e astrologjisë dhe parashikimit të fatit. Tek ajo me Kinën ka gjithashtu mjaft të dhëna historike, sikurse edhe për atë historinë e magjisë në Bashkimin Sovjetik. Pjesa tjetër, në Shqipëri, pavarësisht që vendoset në kontekst shumë konkret, ka elemente fantazie, fantastiko-shkencore, ndonëse synimi është tjetër”, thekson shkrimtari Shehu.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: