Dinamo ka mundur të ringrihet nga fundi i tabelës këto javët e fundit në Kategorinë e Parë, duke marrë disa rezultate pozitive rresht. Për momentin ekipi ndodhet në vendin e pestë të tabelën e klasifikimit, ndërsa në tre javët e fundit ka marrë dy fitore me Burrelin dhe Besën, dhe një barazim jashtë fushe me Erzenin.

Rezultatet e mira janë shpërblyer nga drejtuesit, të cilët u kanë organizuar një darkë festive futbollistëve më rastin e festive të fundvitit, por edhe dhurata të tjera. Ekipi ka marrë një premio prej 3 milion lekësh të vjetra, gjithashtu edhe rrogat.

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/ka-feste-edhe-te-dinamo-lojtaret-me-xhepa-plot-per-fundvit/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb