Deputeti Dashamir Shehi tha në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili, në News24, se ka shumë arsye pse po ikin shqiptarët.

Sipas Shehit, tani në Shqipëri po ndodh një emigracion i frikshëm, pasi njerëzit po ikin në mënyrë të përhershme, duke mos u kthyer më në vendin mëmë.

“Brenda ikjes ka shumë arsye, janë të pafundme, por shumica janë të detyruar. Këtu është çdo gjë më e keqe. Sigurisht që një pjesë është përgjegjësi direkte e kësaj qeverie, siç ka qenë një pjesë edhe asaj qeverisë që ka qenë më përpara. Kjo edhe ndalohet një ditë, zbutet, nuk bëhet tragjike për popullsinë. Sigurisht që vijnë edhe në Shqipëri, por filloi kriza financiare pas 2009-ës. Këtu nuk ka më vlerë të rrinë, dhe u kthyen. Qe një kthim i madh, kryesisht nga Greqia e Italia. Gjysma e atyre që kthehen janë pensionistë. Do vijë një moment, ku pas 5-10 vitesh do të kemi një kthim më të lartë, por ky nuk është sukses, sepse do vijnë pensionistët. Madje edhe emigracioni ka disa formula të vetat, që janë klasike për të gjithë botën, por ne i kemi thyer. Në Shqipëri ka vazhduar të rritet shkalla e emigracionit. Ka filluar një emigracion i frikshëm, sepse ikin në mënyrë të përhershme dhe nuk kthehen më në Shqipëri. Kanadaja i ka marrë miliona Shqipërisë. Ne kemi pasur një emigracion shumë pozitivë, që qytetarët shkonin e punonin disa muaj apo disa vite dhe ktheheshin, nuk e humbnin lidhjen me vendin amë”, tha deputeti Shehi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb