TIRANË

Delegatja e Partisë Demokratike, Freskida Rapo i është drejtuar sot me një kërkesë zyrtare Kryetarit të Këshillit Kombëtar Edi Paloka, ku i kërkohet t’i vihet në dispozicion formulari në të cilin thuhet se ajo ka hedhur firmën, për mbledhjen e kuvendit më 11 dhjetor.

Lajmi u bë i ditur pak ditë më parë, nga deputeti Agron Shehaj i cili shkoi në zyrën e Palokës për të verifikuar firmat e njësisë që drejton, ndërsa Rapo u shpreh se firma e saj është falsifikuar.

“Kërkoj të më vini në dispozicion formularin për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PDSH-së, që sipas infirmacionit të dhënë nga deputeti i zonës elektorale nr 5, Agron Shehaj, rezulton i formosur nga e nënshkruara, gjë e cila nuk përkon me të vërtetën pasi kam refuzuar të firmos formularin në fjalë”, shkruan delegatja Freskida Rapo Hani.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb