Greqia është goditur ditën e sotme nga një tjetër tërmet i fuqishëm 5.4  Rihter në malin Athos në Halkidiki. Lidhur me këtë profesori i Gjeologjisë Efthymis Lekkas, shpjegoi se ka frikë për shumë pasgoditje, ndërsa shprehu shqetësimin e tij për këtë rast të veçantë pasi siç shpjegon në të kaluarën ka dhënë disa tërmete dhe nuk ka një vlerësim të qartë se si do të sillet.

“Ka frikë nga shumë pasgoditje. Çështja është se nuk e di si do të sillet me kete sepse është një rast i veçantë, Pasgoditjet do të ndodhin në zonën përreth nga Sithonia dhe mali Athos”- theksoi z. Lekkas për thesstoday.gr, duke theksuar se në të kaluarën ka dhënë shumë tërmete dhe ka nevojë për vëmendje.

Vlen të theksohet se pak pas orës 14.30 ka ndodhur një tërmet me magnitudë 4.4 ballë. Tërmeti është ndjerë në të gjithë Bashkinë e Sithonisë Kryetari i Bashkisë së Sithonisë, Paris Demblas, duke folur për thesstoday.gr, theksoi se deri më tani nuk janë regjistruar dëme , ndërsa nënvizoi se tërmeti i fortë ka tronditur të gjithë bashkinë e Sithonisë.

“Tërmeti ishte shumë i fortë dhe zgjati. Është ndjerë në të gjithë bashkinë e Sithonisë, nga Sykia në Marmaras dhe Nikiti”. Madje, ai ka theksuar se “deri më tani nuk janë raportuar dëme në objekt apo lëndime”.

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb