MALLAKASTËR

Qerim Ismaili, kryebashkiaku i Mallakastrës i cili akuzohet nga PD se ka fshehur në formularin e dekriminalizimit dënimin në Greqi ka thënë se nuk është arrestuar kur ka qenë emigrant dhe se më 25 shkurt 2000 ka qenë duke dhënë mësim si mësues në shkollën 8- vjeçare ‘I.Shehu’ në Corrush. Ndërkohë PD e akuzon se pikërisht në këtë ditë ai është dënuar në Greqi.

Ai thotë se nuk ka gënjyer në formularin e dekriminalizimisht dhe po ashtu ka publikuar në profilin e tij në Facebook list pagesat nga dhjetori i 1999 deri në mars të vitit 2000 si mësues në Ballsh.

STATUSI I QERIM ISMAILIT

Pershendetje te gjitheve! Do te doja qe nepermjet ketij statusi te ndaja me ju nje prononcim lidhur me deklaratat e bere sot nga Partia Demokratike lidhur me emrin tim dhe te kaluaren time: 1- Dua te theksoj se gjithcka kam deklaruar ne formularin e dekriminalizimit eshte e vertete. 2- Po ritheksoj dhe njehere se per periudhat qe kam punuar si emigrant ekonomik ne Greqi nuk jam arrestuar apo ndaluar asnjehere nga policia greke per cfardo arsye ligjore. 3- Lidhur me pyetjen se cfare me kujton 25 shkurti 2000, ju bej me dije se me kujton nje dite normale pune si mesues ne shkollen 8-vjecare “I.Shehu”, Corrush. Bashkangjitur list pagesat per kete periudhe. Se fundi per te gjithe ata qe nuk me njohin (pasi ata qe me njohin e dine mire), se nuk jam marre asnjehere me veprimtari te jashteligjshme si dhe jam totalisht i qete ne ushtrimin e detyres qe me kane besuar qytetaret mallakastriote pasi nuk kam mbi vete epitetet e hajdudit, trafikantit te qenieve njerezore apo lendeve narkotike ashtu si mund ti kene eksponete te caktuar te PD. Ju faleminderit dhe klm.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb