Analisti Mark Marko thotë se me Sali Berishën Partia Demokratike nuk mund të vijë në pushtet. Ndërsa me Bashën thotë ai, edhe pse mundësi është shumë e vogël, mund të ndodhë.

Në studion e emisionit “Opinion”, Mark Marku jep versionin e tij se çfarë duhet të ndodhë me Partinë Demokratike.

Sipas tij, PD duhet të racionalizoje veprimin e saj politik, sepse deri tani është në kuadër të emocionit.

Teksa i referohet aksionit të Sali Berishës, Mark Marku thotë se ai dhe të gjithë demokratët duhet ta kuptojnë se gjithmonë ka një fund.

Për Markun, Sali Berisha duhet të ishte larguar që në vitin 2013.

“Me Berishën praktikisht a ekziston një mundësi e PD për të ardhur në pushtet? Mendoj zero. Atëherë pse po lufton të marrë PD? Me Bashën ekzistojnë pak mundësi, ose aq sa ekzistojnë mundësia për një njeri që ka humbur dy palë zgjedhje.

PD duhet të zgjedhë mes zero mundësisë dhe + zero mundësisë. Kjo është alternativa ime.

Mënyra si e shikoj zgjidhjen në PD është përtej luftës së personave për pushtet.

PD duhet të racionalizoje veprimin e saj politik, deri tani jemi në kuadër të emocionit.

Ata që mbështesin Berishën a do mendonin që Berisha pas 8 vitesh do kthehet në pushtet? Jo. Atëherë për çfarë lufton. Atëherë jemi në non sens politik.

Një politikan 30 vjeçar duhet ti ketë të qarta ambiciet politike. Nëse lufton për PD hajde ti mbushë mendjen shqiptarëve se ai do kthehet në pushtet dhe do ktheje PD në pushtet. A ka njeri që e beson këtë? Jo.

Unë them ti kthehemi racionaliteti. Skenari racional i imi është ky: Berisha është i thyer, veprimi ndaj Berishës është jo etik etj. Por Berisha edhe pa këtë do ta kishte fundin e vet. PD pa Berishën a do ta kishte këtë fund, me Berishën do ta kishte këtë fund?!

Në këtë kuptim unë them se demokratët ti thërrasin mendjes. Unë nuk do të doja kurrë një lider shqiptar që ta shikoja kështu. E kam për Berishën apo edhe për Ramën. Kurrë nuk doja ta shikoja në këtë gjendje.

Duhet tu themi njerëzve dhe masës edhe PD që ka përherë një fund. Ka një fund në jetën e karrierës politike. Nuk mund ta lidhë njeriu veten.

PD bëhet e arsyeshme, e çan Berishën. Ndoshta bën presion. Unë jam kundër kësaj që po e largojmë Berishën se deshi Amerika. Berisha duhet të ishte larguar në 2013”, tha Mark Marku.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb