I ftuar këtë mesditë në emisionin “Pikat mbi i”, me gazetaren Ola Bruko, eksperti i ekonomisë Zef Preçi foli ndër të tjera për ndërtimet e rrugëve, konkretisht tenderin e ndërtimit të Rrugës së Arbrit.

Ai tha mes të tjerash se me këto investime nuk është mbrojtur interesi publik, por janë pasuruar klientët e qeverisë. Ai tha se kjo rrugë lë shteg për korrupsion, ndërsa shtoi se kemi dobësi në mbikëqyrje dhe se kjo mund të krijojë hapësira për të dyshuar.

“Nxitimi për të investuar në rrugë pa pasur transparencën, studimin e fizibilitetit, mendoj se është shumë e dyshueshme për interesa korruptive dhe lë për të dyshuar sa i përket kapaciteteve të mbikëqyrjes. Ha shumë diskutim pastaj nëse këto rrugë janë të nevojshme apo jo”, tha ai.

“Nuk ka asgjë të keqe që fondi i rrugëve të shtohet, kjo nuk do të thotë që të ndërmerren rrugë për interesa elektorale apo korruptive. Në rrugën e Arbrit pala e Maqedonisë së Veriut ishte jobashkëpunuese për vazhdimin e saj, sepse rrugët kanë kuptim kur lidhen me rrjetet e rajonit. Nuk po them për boshatisjen e fshatrave të zonës, apo nëse Rama do të ndërtojë dhe hidrocentralin e Skavicës, banorët janë këtej dhe rruga nga ana tjetër, pra dobia shoqërore, interesi publik i ndërtimit, tani kjo është kapërcyer… Për fat të keq është krijuar mundësia që klientë të qeverisë të fuqizohen ekonomikisht, por interesi publik nuk është mbrojtur.  Nuk mund të ketë kontratë të re pa përfunduar kontrata bazë. Nëse dalin punime shtesë atëherë ka parametra të tjerë. Sikurse nuk mund të ndërtohet një tunel i cili nuk ka qenë autorizuar nga drejtoria e rrugëve. Në këtë këndvështrim kjo rrugë lë shteg për korrupsion.

Elementë të tjerë që lidhen me mbikëqyrjen… ne kemi dobësi në mbikëqyrje, në këtë këndvështrim ka hapësirë për të dyshuar dhe e fundit, ne po tregojmë një nxitim të pajustifikueshëm të ekzekutivit për të ndërtuar në rrugë në një kohë që vendet që janë kandidate për në BE përfitojnë mbështetje nga fondet e paraanëtarësimit. Nxitimi për të investuar në rrugë pa pasur transparencën, studimin e fizibilitetit mendoj se është shumë e dyshueshme për interesa korruptive dhe lë për të dyshuar sa i përket kapaciteteve të mbikëqyrjes. Ha shumë diskutim pastaj nëse këto rrugë janë të nevojshme apo jo. Aftësie e shlyerjes së borxheve vjen duke u reduktuar”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër Zheji u shpreh: Rruga e Arbrit ka qenë një legjendë në disa mandate, dhe është një rrugë e kushtueshme, ndoshta e mbivlerësuar. Edhe kur u bë rruga e Kombit ka qenë shumë e sulmuar, sepse është shumë malore dhe me tunele, por është një rrugë që mbetet, dhe kjo do jetë një rrugë që mbete. Për fat të keq ne i mbivlerësojmë shumë rrugët, mbi çmime që nuk kam kompetencën për ta thënë, por gazetari që ka bërë kronikën, mendoj se rrugët më të habitshme janë rrugët me PPP të cilat janë në zona fushore dhe kanë shkuar nga 200-300 mln euro. Lepuri më i majme fle në rrugët fushore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb