Kush është e ardhmja e Thomas Strakosha? Portieri i Lazio, pasi u prek nga COVID-19 dhe pas dëmtimit të pësuar, ka humbur postin e titullarit. Reina e shfrytëzojë në maksimum këtë ndalesë të gjatë të portierit shqiptarë duke fituar besimin e trajnerit Inzaghi. Në muajt e fundit, nga një titullarë i paprekshëm, pjesë e të tashmes dhe të ardhmes së Lazio, këto balanca kanë ndryshuar shumë. Tani as drejtuesit e Lazio e as vetë Strakosha nuk janë më kaq të bindur për të vijuar bashkëpunimin ndërmjet tyre. Në një intervistë pak ditë më parë, kur u pyet për merkaton, Strakosha la gjithçka të hapur duke shprehur publikisht pëlqimin e tij për B.Dortmund.

Thomas
Thomas

Sipas “Sky Sport” gjerman, Dortmund ka nisur të mendojë seriozisht për portierin kuqezi. Drejtuesit e klubit verdhezi kanë vendosur kontaktet me përfaqësuesit e Strakoshës për të kuptuar nëse ekziston mundësia për ta transferuar në Bundesligë. Strakosha ka në kontratë me Lazio deri në vitin 2022 dhe në muajt e ardhshëm drejtuesit e Lazio janë të detyruar të marrin një vendim. Igli Tare ka pasur gjithnjë besim tek Strakosha por në këtë pikë përcaktues duket vullneti i portierit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb