TIRANE
Pas spektaklit të së premtes të “Big Brother VIP”, 4 finalistët kanë mirëpritur në shtëpi disa prej ish-banorëve. Beatrix Ramosaj, e cila duhej të ishte pjesë e kësaj darke, refuzoi të hynte në shtëpi që të surprizonte partnerin e saj, Donald Veshaj.

Duket se këngëtarja e njohur është mërzitur nga disa batuta të bëra gjatë darkës së banorëve të BB VIP me miqtë e tyre të njohur.

Lidhur me refuzimin e Trixës për të qenë pjesë e darkës të së premtes kanë diskutuar Iliri, Einxhel dhe Donaldi.
Pjesë nga biseda:

Iliri: Për mua Trixa duhet të kishte ardhur mbrëmë

Donaldi: Varja po hë

Einxhel: Po nuk ka qenë këtu pra, nuk është fare në Shqipëri

Donaldi: Unë pyeta po nuk dhanë informacion

Einxhel: Arbana e tha dje kur thashë unë le të niset me taksi të vijë, qeshi dhe tha duhet të vijë me avion

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme Arbana u komunikoi banorëve se Beatrix ishte mërzitur nga biseda e Ermalit, Donaldit dhe Salsanos, prandaj kishte refuzuar ftesën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb