Eksperti dhe Profesori i Kriminologjisë Ervin Karamuço i ftuar në studion e emisionit ‘Open’ në News24 ka folur në lidhje me situatën në veriun e Kosovës teksa ka thënë se ekzistojnë disa skenarë ‘të frikshëm’ për situatën në veriun e Kosovës.

Sipas tij krimi i organizuar është lidhur me paramilitarët të cilët janë stërvitur nga grupi famëkeq ushtarak rus Wagner për një përplasje të mundshme në çdo moment.

Ai shtoi se ka pasur një informacion mes ambasadave të huaja në Kosovë se mund të ketë akte terroriste nga Serbia jo vetëm në territorin e veriut të Kosovës, ndërsa shtoi se plani i tyre është destabilizimi i plotë i Kosovës dhe gjithë Ballkanit Perëndimor.

“Diplomacia serbe është bipolare. Është një institucion i viktimizuar. Janë dokumente shumë të frikshme në tryeza, është lidhur krimi i organizuar me paramilitarët, të stërvitur nga Wagner-it dhe struktura agjenturore. janë stërvitur për skenari ne një përplasjeje në çdo moment. Po sikur të mos ishte mbështetja amerikane? Ka pasur një informacione mes ambasadave se mund të ketë akte terroriste jo vetëm në veri të Kosovës, por edhe në territore të tjera. Kur flasim për letra mbi tavolinë këto janë, bëhet fjalë për një destabilizim të gjithë Kosovës, ky është plani i tyre, të destabilizojnë gjithë rajonin. Ky informacion për aktet terroriste të bën të kuptosh që këtu po luhet një teatër shumë i madh jo vetëm për veriun. Shqipëria është aty ku është NATO. Ne jemi në një situatë ku shqiptarët duhet të jenë bashkë, jo siç na do armiku”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb