Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Elbasan, Tomor Alizoti, ka ngritur shqetësime të forta mbi procesin zgjedhor, duke akuzuar Partinë Socialiste për parregullsi të shumta.
Sipas tij, në zonën e Elbasanit janë përdorur mekanizma të ndryshëm për të ndikuar te votuesit, përfshirë grupe që ushtrojnë presion dhe intimidim. Ai theksoi gjithashtu fenomenin e votimit familjar dhe patronazhistët si problem serioz që cenojnë integritetin e votës. Megjithatë, Alizoti u shpreh se sheh një reagim pozitiv nga qytetarët, të cilët po rritin ndërgjegjësimin dhe angazhimin e tyre në proces.
Drejtuesi politik i PD në Elbasan, Tomor Alizoti: Përdoren të gjitha mekanikacionet. Ka grupe njerëzish që intimidojnë zgjedhësit. Ka intimidime dhe votime familjare. Hilet e PS janë të padiskutueshme. Problem është edhe votimi familjar. Komisionerët tanë kanë parë çdo gjë dhe ne kemi përgatitur dosje për abuzimet. Këtu ka patronazhim. Por, shoh pozitivitet e reagim tek qytetarët.