TIRANE

Prej disa ditësh Armaldo dhe Luizi kanë pasur disa përballje të forta me njëri-tjetrin në “BBVIP”. E gjitha nisi kur maestro shkundi hirin e duhanit tek dora e këngëtarit.

Ky i fundit nuk e priti aspak mirë gjestin e Armaldos, ndaj e paralajmëroi atë të ketë kujdes nga loja e tij. Përveç asaj situate, nuk kanë munguar as ofendimet apo epitetet e shumta mes tyre. Në “Prime”-n e djeshëm, dyshja janë përballur më njëri-tjetrin.

Gjatë diskutimit, në monitor u shfaq një video e këngëtarit ku iu kundërpërgjigj deklaratave të Armaldos në dhomën e rrëfimit, i cili ishte shprehur se nuk mund të vijë një person që ka vetëm dy këngë dhe të bëjë gjëra për të dëmtuar karrierën e tij prej viteve.

Luizi u shpreh se prej dy këngëve që ai ka, në njërën prej tyre maestro ka qenë në kor.

“E para që tha ka kënduar dy këngë, e para këtë e kam pas në një prej tyre në kor.”– tha ai.

“Nga të gjithë banorët, Armaldo është i vetmi që i pranuar shakatë dhe ofendimet e mia dhe ka qeshur me to. Ky e shihte që duke qëndruar pasiv, nuk ishte në qendër të vëmendjes. Duke bërë shaka me mua, po e njeh publiku. Armaldo ka diçka, kur bëhet me nerva ka disa momente që qesh dhe nervozohet. Unë kam më shumë se 50 ditë, që mundohem të “shkatërroj” Oltën. Dje unë pash Armaldon që përqafoi Oltën dhe e pyeta se çfarë ishte duke bërë. Unë e di vetë se çfarë bëj tha. Unë i thash, duke qenë se e ka zgjedhur këtë rrugë, me mua nuk ka më punë. Kur Armaldos i leverdis kur unë i them “zar”, ai qesh me mua dhe kur nuk i leverdis, bëhet me nerva. Nëse nuk e pranon ofendimin, thuaje në moment, mos e thuaj kur ke mbaruar në lojë. Ky e kishte të gjithë fryrjen, nga zarfi i kuq, sepse unë e di mirë sa e do ai këtë lojë. Ai ka frikën e nominimit”- shtoi këngëtari.

“Nuk jam dakord fare. E para, unë dy ditë pas diskutimit që pata me Luizin, kam patur probleme me stomakun dhe kam qenë pasiv. Unë marrëdhëniet me Oltën, i kam pasur korrekte. Lojërat që ky ka bërë duke thënë “zar”, unë ja kam pranuar. Por, deri në një pikë. Ai humorin e kalon në serioz. Pra, një dhunim verbal unë nuk e quaj humor. E dyta, unë nuk e kam frikë zarfin e kuq. Nuk përqafoj njeri në hir të lojës. Për këtë, jam totalisht kundër. Na ka pëlqyer humori në shtëpi dhe kaq. Asnjëherë nuk i kam thënë që jam me ty në këtë lojë. Në asnjë moment nuk ka ndodhur”– u kundërpërgjigj Armaldo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb