Është zhvilluar këtë të diel mbrëmja falënderuese për delegacionet e 150 vendeve të botës.

Gjatë fjalës së tij kryeministri Rama u shpreh se Shqipëria është një vend mikpritës dhe se nga një vend i vogël si Shqipëria dalin talente.

Më tej shtoi se të gjithë të ftuarit mund të ndihen si mbretër, duke shtuar se peshëngritësit janë vërtet një frymëzim për vendin.

“Në rast se dëshironi të keni një vend ku të mos përdorni fare viza, ky vend është Shqipëria. Herën tjetër mjafton vetëm një autorizim nga Mehmet Pasha i botës së peshëngritjes dhe ejani kur të dëshironi. Ne na ka ardhur në majë të hundës kjo botë me kufi, këtu gjërat janë të heshta këtu miqtë janë perëndia”, tha Rama.

Në fjalën e tij, Rama  nuk i kurse batutat, duke u shprehur se Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes i kishte bërë presion qeverisë.

“Dua t’ju them i dashur Muhamed, t’ju them të gjithëve ju se ne ndjehemi të nderuar dhe krenarë që kemi mikpritur dhe është organizuar në Shqipëri ky kongres, por kjo nuk do të kishte ndodhur pa presidentin e Federatës së Peshëngritjes, miku ynë Elezi. Ishte aq i paduruar dhe aq shumë i angazhuar e i përkushtuar për ta bërë më të mirë këtë organizim më të mirë të mundshëm sa ai ka bezdisur çdo ministër e zyrtar, madje ka kërcënuar edhe qeverinë duke thënë se në rast se ndonjë anëtarët e kongresit do kishin problem me vizat ne do të përballeshim me të gjithë muskujt e anëtareve të federatës së peshëngritjes”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: