Mesfushori shqiptar i Kosovës, Zymer Bytyqi  ka gjasë të lërë Koniasporin për ta vijuar karrierën në Greqi.

Mediat turke kanë raportuar të martën se Bytyqi ka refuzuar rinovimin e kontratës me klubin dhe tashmë ka arritur marrëveshje personale me skuadrën e Olimpiakosit.Te ekipi grek duan ta realizojnë menjëherë transferimin e Bytyqit, por nuk duan të paguajnë para për prishjen e kontratës duke pasur parasysh se 26-vjeçarit i skadon në fund të këtij sezoni me klubin turk.

Mësohet se skuadrat po negociojnë dhe janë pranë arritjes së marrëveshjes, pasi Olimpiakosi do t’ia huazojë mesfushorin Andreas Bouçalakis ekipit turk deri në fund të sezonit si kompensim për Bytyqin.

Bytyqi iu bashkua Koniasporit në vitin 2021, ndërsa këtë sezon ka shënuar një gol dhe ka asistuar tri herë në 23 paraqitje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: