TIRANE- Një 20-vjeçar nga Tirana është vënë në prangat e policisë ditëne e sotme, pasi akuzohet për disa vjedhje me armë e dhunë në kryeqytet. Pas një punë të mirëorganizuar u finalizua me suksese operacioni “GRABITESI I VETMUAR”, ku u vu në pranga Silvester Sylaj, i cili kryente vjedhje nën kërcënimin e armës ze zjarrit dhe armeve te ftohta.

“Sot më datë 30.09.2015 rreth ores 06.00 në saj të një pune operative nga ana e shërbimeve të Komisaritit Nr.2 në bashkëpunim me Komisaritin e Policise Nr.6 u bë e mundur finalizimi i operacionit të koduar “GRABITESI I VETMUAR”, ku u bë e mundur kapja si dhe ekzekutimi i urdhër ndalimit të prokurorit pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Silvester Sylaj, 20 vjeç lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, me gjendje gjyqesore i denuar me pare per vepren penale “Vjedhje me dhune”

Ky shtetas dyshohet për veprat penale të “Vjedhjes me dhunë “ si dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje i armëve dhe municioneve luftarake “ parashikuar nga nenet 139 dhe 278/3 i K.Penal si autor i dyshuar i ngjarjes se dates 06.08.2015 që ka të bej me vjedhjen me dhunë të shtetasit S.L, në ambjentet e furrës së bukës “e rrugen “Irfan Tomini” ne pronesi të tij të shumës 40000 (dyzete mije lekë) të reja ,nën kërcënimin e një arme të ftohtè”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga kontrolli I ushtruar në banesë nga Policia u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i rrobave si dhe maskes që ky shtetas ka përdorur në këtë ngjarje si dhe ju gjetë dhe ju sekuestrua në cilesinë e provës materiale një armë zjarri automatik model 56.

Nga tersia e veprimeve proceduriale hetimore u bë e mundur dokumentimi ligjor i disa veprve penale të kryera nga shtetasi Silvester Sylaj dhe më konkretisht :

Ngjarje më datë 01.08.2015, tek “Ish Dogana” i ka bërë presion një dhe e ka kërcënuar me një sopat duke i vjedhur shumën prej 10.500 (dhjetë mijë e pesëqind) lekë të reja, si dhe aparatin e telefonit celular “Nokia”

Ngjarje më datë 14.02.2015 , në rrugën e Durrësit, është vjedhur nën kërcënimin e armës së zjarrit e dyshuar si pistolete nje shume perj 32.600 leke në një pikë lojrash fati “Lloto Sport “

Ngjarje më datë 06.09.2015, në rrugën “Teodor Keko”, është vjedhur banesa e një shtetaseje, ku i kanë marrë një sasi parash dhe disa bizhu.

Ngjarje më datë 19.09.2015 në rrugën “Sokrat Miho”, i janë vjedhur pasqyrat dhe kasetofoni mjetit tip Benz me targë AA420ML.

Ngjarje më date 24.09.2015, në Yzberisht, është vjedhur një banesë ku kanë marrë 100.000 lekë .

Ngjarje më datë 20.08.2015, në rrugën “Teodor Keko”, janë vjedhur pasqyrat e mjeteve të tipeve “Benc” me targa AA196EV, dhe AA265IU,

Ngjarje më datë 30.08.2015, në rrugën “Milto Sotir Gurra” Unaza e Re Tiranë, është vjedhur banesa një shtetasi ku janë marrë 400 mijë lekë.

Materialet do t kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale të “Vjedhjes me Dhunë”, ”Vjedhjes”, ”Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarke“ parashikuar nga nenet 139,134 si dhe 278/3 në ngarkim të shtetasit Silvester Sylaj, i cili ndodhet në dhomat e paraburgimit në Komisariatin nr.2.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: