Një kec mutant “adhurohet si qenie e Zotit” pasi u lind me një fytyrë të sheshtë dhe me sy të çuditshëm, si të njerëzve në Indi. Kafsha e vogël, e cila ka sy dhe gojë të ngjashëm me njerëzit, lindi së fundi në fshatin Nimodia në periferi të Jaipur, Rajasthan.

Pronari i kafshës Mukeshji Prajapap postoi një video të shkurtër të dhisë së zezë me një fytyrë të çuditshme brenda kasolles së tij në fillim të kësaj jave.
Keci shihet duke u sjellë nëpër dhomë dhe duke tundur bishtin e shkurtër në video.

Në fotot e tjera gjithashtu shihet duke ngulur vështrimin në aparatin fotografik dhe duke parë larg kur i zoti i prek kokë.

Mund të ketë pësuar deformim të fytyrës për shkak të një defekti kongjenital të rrallë të quajtur Cyclopia, i cili zakonisht bën që të formohet një sy i vetëm në ballë.
Dhitë mund të konsiderohen kafshë të shenjta në Indi, megjithëse Hinduizmi emërton lopën, majmunin, gjarprin, elefantin dhe tigrin midis pesë kafshëve të tij më të shenjta.

Sidoqoftë, dhitë janë emëruar në një pjesë të teksteve fetare hindu, Vedas, si një kafshë me rëndësi. Një dhi me strukturën e fytyrës së një njeriu lindi në Indi në vitin 2017, raporton India Today. Hunda e saj i ngjante një njeriu dhe kishte edhe hundë dhe buzë delikate.

Dhia 2
Dhia 2

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: