TIRANË

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratave të Presidentit të Republikës Ilir Meta në një mesazh drejtuar asamblesë së PS. Rama shkruan në “Twitter” frazën e përdorur tashmë disa herë duke e pyetur se ‘çfarë borxhi i ka Shqipëria që duhet të durojë shkallimet e përditshme?!’.

Kreu i qeverisë thumbon Presidentin edhe për dekoratat e dhëna prej disa muajsh.

“Ilir çfarë borxhi të ka Shqipëria që të bëri kryeministër, kryeparlamentar, president dhe duhet të durojë shkallimet e tua të përditshme, që sekëlldisin jo veç të gjallët po edhe të rënët për liri të këtij vendi, të cilëve u je qepur me dekoratat e me fjalimet e tua qesharake!”, shkruan Rama.

Rama Tw
Rama Tw

Presidenti i Republikës Ilir Meta sot iu drejtua me një mesazh Asamblesë së PS-së duke deklaruar se PS e mori refugjat Ramën dhe e bëri ministër, kryetar bashkie dhe kryeministër, ndërsa sot e ka marrë peng këtë parti.

Po kështu Meta i kërkoi Ramës të thotë në Asamble emrin, skutën dhe orën kur e ka takuar personazhin e botës së krimit, subjekt i OFL, referuar akuzës së tij dhe do të japë menjëherë dorëheqjen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: