TIRANË- Kryeministri Edi Rama paralajmëron se çështjes së audio-përgjimit dhe akuzave të PD-së për vëllain e ministrit të Brendshëm do t’i dalë tymi shumë shpejt. Këtë gjë Rama e ka thënë gjatë një replike me një prej komentuesve të tij.

Ndërsa qytetari i shkruan se ka më shumë rëndësi Babalja që thotë ca të vërteta se demagogjia, Rama thotë se gjithkush është i lirë të shohë çfarë të dojë por pas këtij paralajmërimi të tij askush nuk mund të thotë që nuk ishte njoftuar për të vërtetën.

Komentues:…ka më shumë rëndësi Babalja që thotë ca të vërteta dhe pse pi raki, se sa të dëgjojmë demagogji.

Edi Rama: Jemi vend i lirë dhe gjithkush është i lirë të shohë çfarë të dojë, ndërsa e vërteta pastaj është ca më e komplikuar për shumë njerëz, pikërisht sepse është shumë e thjeshtë! Pa merak se do t’i dalë tymi shpejt kësaj historie besoj dhe s’më thotë dot askush si ti pastaj që s’ua thashë si qëndron e vërteta… Sa për demagogjinë, nuk jam i sigurt që ia di kuptimin kësaj fjale, po unë nuk bëj demagogji, them ato që mendoj e bëj ato që them, me mundime sa të duash e ndonjëherë ka gjëra që vonojnë, po do ti s’do ti, në punën time ka ndershmëri e përkushtim pa rezervë! Shikim të mbarë dhe mos pi ti raki të paktën se edhe kështu pa raki esëll nuk je?

Rama komente

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: