TIRANE

Fifi ka qenë e ftuar sot në “Fun Club”, duke dhënë intervistën e saj të parë pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP. Sigurisht që mes shumë kuriozitetesh që kishin të gjithë për Fifin, një nga pyetjet më të shpeshta ishte rreth raportit të saj me Granitin pas daljes nga shtëpia. Ajo u shpreh se flasin dhe janë takuar disa herë bashkë.

“E kam shumë shok, e kam shumë xhan dhe e kam takuar disa herë. Ato që ndodhën në shtëpi kanë pasur arsye, por i kam lënë pas. E kam parë çfarë kanë thënë njerëzit për mua dhe të, por nuk e kuptoj se pse është kaq problem që një vajzë të ketë qejf një djalë dhe ta tregojë”, -u shpreh Fifi.

Fifi rrëfeu gjithashtu se është e lumtur që i është kthyer jetës së saj dhe tha se pas daljes nga shtëpia ndjeu shumë mbështetje nga fansat dhe familja e saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: