Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim këtë të enjte në Divjakë, ku ka prezantuar kandidaten për deputete të këtij qyteti, Sariola Jankon.

Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi e ka cilësuar Divjakën jo thjesht si një qytet turistik, por edhe si një vend ku zhvillohet shumë bujqësia. Sipas Kryemadhit, mungesa e infrastrukturës dhe e vëmendjes, e kanë lënë këtë qytet në harresë.

“Lidhjet shpirtërore me Divjakën unë i kam shumë më të mëdha, jo thjesht si zonë turistike, por për një mijë e një arsye unë dua të falënderoj gjithë strukturat e LSI-së për përfaqësimin që na jepni nëpërmjet Sarës si kandidate për deputete, ku Sara do të kandidojë në listën e LSI, në ekipin tonë fitues.
Ajo sjell jo vetëm një element shumë pozitiv, por që sjell emancipim, zhvillim, civilizim për atë që ne sot kemi nevojë më shumë se çdo gjë tjetër. Ajo që unë mendoj dhe që është akoma më e rëndësishme se e gjithë situata jonë politike, mendoj që sot Divjaka sot më shumë se kurrë ka nevojë për një mentalitet të ri. Nuk do të thotë mentalitet i ri thjesht për të thënë që Divjaka është një qytet që ka hapësira, bujqësinë në njërën anë dhe turizmin në anën tjetër, por kemi nevojë për një mentalitet që ka dëshirë për të bërë një plan zhvillimi në të ardhmen.
Sot Divjaka mund trë zhvillohet me turizmin, sot Divjaka ka mundësi pa fund përsa i përket zhvillimit të turizmit, bujqësisë, blegtorisë, peshkimit dhe gjithë kjo pasuri e jashtëzakonshme është e keqadministruar, por mund të them që është lënë edhe në harresë.
Mungesa e infrastrukturës, mungesa e vëmendjes, shtrimi tre herë i të njëjtës rrugë vetëm e vetëm për të bërë tenderë fitimprurës vetëm për xhepat e tre apo të një njeriu, unë nuk mendoj që kjo është e ardhmja e Divjakës. Divjaka ka nevojë të ketë të rinjtë dhe të rejat, që njerëzit të mos ta shikojnë veten si transitore në jetën politike, ekonomike, shoqërore.
Një nga problemet më të mëdha janë këto të rinj dhe të reja, të cilët nuk duhet ta mendojnë veten si njerëz kalimtarë, si njerëz që përdoren si transit, por ta mendojnë veten si njerëz zotë të qytetit të tyre, që duan ta zhvillojnë zonën e tyre”
, tha Kryemadhi.

Po ashtu, shefja e LSI, ka prezantuar kandidaten për deputete të qytetit, të cilën e cilësoi një ekonomiste të zonja dhe si një person që do i gjendet gjithmonë pranë njerëzve dhe problemeve të tyre.

“Sara është ekonomiste, ajo punon në një institucion ku jepen kredi dhe ajo më shumë se kushdo tjetër e di se sa e vështirë është sot për qytetarin e Divjakës por edhe të gjithë fermerëve të zonave përreth, të cilët kërkojnë të marrin kredi, sepse nuk ia dalin dot dhe kjo vjen e para me tapinë e tokës. Sot pjesa më e madhe e banorëve të Divjakës, pjesa më e madhe e atyre që kanë toka, nuk e kanë tapinë e tokës, gjë që nuk u jep mundësinë që ata të marrin kredi me përqindje të ulëta. Për të mos folur më pas për sistemin arsimor, shëndetësor, që vjen çdo ditë e më shumë duke u reduktuar.
Kemi qenë përpara disa kohësh në Divjakë në kafe me gratë dhe vajzat e zonës, dhe kemi takuar një vajzë që kishte ardhur nga Anglia me pushime dhe mesa kuptova ishte edhe një nga mbështetëset më të flakta të Sarës, dhe tha: Nuk kam arsye për të ardhur me pushime në Divjakë, sepse nuk të ofron asgjë, përveç emocioneve familjare.
Unë Sara të uroj suksese dhe sinqerisht uroj që gjithë energjia jote si vajzë e re, si nënë e re. Mos harro që këtu ke edhe dy luanë të mëdhenj që e njohin terrenin, jo vetëm njohin fushatën. Edhe Astriti në Komunën e Tërbufit, edhe Gimi në Gradisht, të cilët kanë një eksperiencë të jashtëzakonshme me fushatat dhe kanë qenë ata që kanë thënë që duhet të marrim Sarën, jo vetëm për të ndryshuar situatën, por edhe për të ndryshuar këtë realitet të hidhur, sepse në këto tetë vite të Rilindjes banorët e Divjakës, Tërbufit e Gradishtës e kanë ndjerë më shumë se si gjërat kanë ngelur aty ky kanë qenë dhe nuk janë zhvilluar.
Kështu që Sara unë të falënderoj, pasi angazhimi i grave dhe vajzave është një risi, por është edhe një energji pozitive për të gjithë ne.
Gjithmonë të rinjtë sjellin energji të re, sjellin vizion të ri. Unë të jap fjalën që bashkërisht të dyja, por jo vetëm, i gjithë ekipi i LSI-së, do angazhohemi për tapitë e tokave që u duhen fermerëve, gjë që është shumë e rëndësishme. Sepse kjo u krijon atyre mundësi.
Nuk kanë thënë kot toka u takon atij që e punon, sepse nuk mund t’i takojë ndonjërit që nuk jeton fare këtu dhe vetëm marrin tapitë, marrin subvencionet dhe nuk e kthejnë jo më kokën pas, por as nuk i japin atë që u takon banorëve.
Kështu që kjo është një pikë e fortë, që ne do të angazhojmë jo vetëm strukturën e LSI-së, por edhe politikisht, institucionalisht për ta çuar këtë gjë deri në fund. Ajo do vullnet politik, edhe dëshirë. Kështu që Sara ka qenë zgjedhja e duhur.
E di çfarë kam kuptuar? Kam kuptuar që ju e doni vërtetë LSI-në. Sepse t’i japësh LSI-së një propozim, një emër të mirë, një grua të mirë, një grua familjare, një grua që e do qytetin e saj, do të thotë që ta duash vërtetë LSI-në. Sepse në përgjithësi partitë politike bëjnë ato konjukturat e veta dhe unë gjej rastin që t’iu falënderoj ju dhe të gjithë ekipin e LSI-së jo vetëm të Divjakës, por edhe të Lushnjes.
Jam e bindur që vetëm do jetë surprizë, por edhe detyrimet e mia morale dhe politike do të jenë shumë të mëdha, sepse ma keni bërë shumë të thjeshtë punën, edhe pse hyn tek qarqet më të vështira sa i përket mentalitetit, ideologjisë. Por është nga qarqet më punëtore, me njerëzit më të mirë, më njerëz të çiltër dhe këtë e tregon më së miri dhe angazhimi juaj”
, përfundoi Kryemadhi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: