TIRANË

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i ka ftuar ‘live’ mjekët e personelin e larguar nga Shqipëria të kontribuojnë në vend.

Përballë mjekëve të larguar jashtë vendit por edhe të kthyer, Manastirliu tha në “Real Story” në News24 se në 6 vite gjatë punës time në shëndetësi shoh që ka një nevojë shumë të madhe që ata që janë jashtë vendit të afrohen dhe të kontribuojnë.

“Unë e kuptoj që ne të gjithë duam më të mirën dhe aq më tepër ju që keni zgjedhur të jeni jashtë vendit. Unë besoj se të gjithë duhet të japim kontributin për të dhënë më të mirën, gjithsecili në sektorin që ka. Iu jam mirënjohëse atyre që sot besojnë në sistem. Sot nuk futet dot asnjëri nëse nuk kalon nëpërmjet portalit. Shqipëria ka nevojë të ndërtohet me punë të vogla çdo ditë. Me ato sallat e operacionit të jenë të pajisura, me një kontroll shëndetësor bazë. Në 6 vite gjatë punës time në shëndetësi shoh që ka një nevojë shumë të madhe që ata që janë jashtë vendit të afrohen dhe të kontribuojnë. Ndaj ftesa është e hapur për të gjithë ju, të gjithë mund të kontribuojnë. Sot është koha e mjekësisë dixhitale”, deklaroi Manastirliu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb