Analisti Alfred Lela teksa ka analizuar figurën e presidentit Ilir Meta si dhe shfaqjen e tij në publik këto muaj e fundit, deklaroi se ai ka ngjashmëri me Vetëvendosjen sa i takon tezës së sovranitetit.

Në një panel me analistë në studion e ‘Real Story’ në ‘News24’ Lela tha se Meta në sjelljen e tij ka ngjashmëri me Albin Kurtin, partinë ‘Besa’ në Maqedoni, apo dhe “AKZ”-në e Kreshnik Spahiut.

“Meta E kam me të gjithë. E ka me veten. Me të gjithë, me popullit. Me Kryemadhin, me bashën, me Ramën, me Berishën. Nëse bëj një paraljamim të shpejt të gjestikulacioneve të Metës, duke e futur tek sovranizmi, i gjej disa ngjashmëri dhe me Vetëvendosjen e Albin Kurtit. Ata me sovranietin kanë luajtur. Tani kanë filluar të çedojnë nga pak. Ka pak Albin Kurti, pak Partia ‘Besa’, pak ‘AKZ’ e Kreshnik Spahiut, një miksim të të gjithave, që u rri mirë tezës; sovranizmi. Nuk është rastësore ky gjest (Shqiponja dy krenare me duar), pasi është trendi. E përdor dhe rinia. Prapë vijmë tek termi. Ai kap një gjë nacionaliste, dhe i fut diçka moderne. Një politikan që nuk është i interneti e ka hapur më vonë ‘Facebook’-un. Ai ikën në takime në këmbë. I takon njerëzit. E ka kapur më mirë se kryetari i PD-së situatën. Basha është duke bërë një gjë që ka bërë Obama në 2008. Hidrauliku Xho, gjyshe Vera. Basha merr një gjë të 2008-ës dhe e paraqet sot.”, tha Lela.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb