Analisti Alfred Lela nuk ka mundur të jetë sot i pranishëm në studion e Real Story fizikisht por në një lidhje live për shkak se ai është karantinuar në Milano të Italisë, aty ku ka ngecur prej koronavirusit.

Lela thotë se ndihet i përgjysmuar mes dy familjeve, i izoluar dyfish për shkak të karantinimit në Milano dhe pamundësisë për tu kthyer në Shqipëri.

Ai thotë se ulja e lehtë që ka pësuar numri i viktimave në Itali është një fije shprese se situata mund të ndryshojë.

”Komplet më shumë se gjendje lufte. E çuditshme. Dhe luftë, dhe jemi kthyer në një pikë të historisë që është disa minus, as zero.

Lombardia gjithë zona, Milano me rrethinat është zona më e prekur. Këto janë fakte që media i ka transmetuar. Ajo që të bën përshtypje është izolimi, të pamësuar me këtë. Në rastin tim dhe të tjerët është izolimi I dyfishtë, I izoluar në Milano dhe pamundësia për tu kthyer në Shqipëri. Gjendja është fantazmagorike. Kur sheh filma dhe kupton se vetëm fiction është kështu, por shpesh realiteti ja kalon fiction

Lëvizja është e kufizuar. Ai parametri i lëvizjes vetëm në rast nevoje është sunduese, që e kufizon lëvizjen. Ka radhë të gjata në dyqane apo markata. Vetëm ushqimore të tjerat janë të mbyllura. Bëhet fjalë vetëm për produktet ushqimore. Vërtiten disa herë rreth parkimit dhe vetëm ta shohësh dhe ta imagjinosh për ta kuptuar. Rradhët i shton distanca prej 1 metër pastaj kur i afrohesh kufirit për tu futur në ushqimore është dhe aty, madje tani është dhe matja e temperaturës.

Ka një rënie falë zotit, ka një fije shprese. Zonat e kontaminimit të lartë janë disi të tulatura. Ka një rënië që zgjon një fije shprese. E kanë thënë që kjo është java e pikut, e luftës së madhe që mund ta ulë kurbën. Një kthim sado I ngadaltë.

Nuk e di Sokol, nuk di ta them. E di ç’po mendoja? Se si kufijtë janë të rëndësishëm po aq të parëndësishëm. Jemi në luftë botërore, jo në luftë konvencionale por në një armik të përbashkët. Tirana, Durrësi, Milano dhe Roma mund të ishin në një moment tjetër. Nuk është kjo të themi që ndihem, ndihem i përgjysmuar mes dy familjeve duke parë se situata është e njëjtë në Milano dhe në Tiranë.”- tha Alfred Lela.

(BalkanWeb)

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb