Në programin e kësaj të diele në “Dola te Ola” ishte i ftuar aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Ardian Cerga.
Pas një shkëputje disavjeçare për shkak të emigrimit në Itali, aktori prej vitit 2018 është rikthyer aktor pranë Teatrit Kombëtar dhe të shumta janë shfaqjet teatrale që ai ka luajtur.
Gjatë bisedës në program u shfaq një fotografi ku aktori shihej krah Naum Shundit, Cerga rrëfeu marrëdhënien e ngushtë që ka me të, teksa mori edhe një video-mesazh surprizë prej tij.
“Kur lexova skenarin tënd të parë u befasova, më vjen keq që ai skenar akoma nuk po gjen një producent për ta realizuar, i bëj thirrje çdo kineasti që vetëm ta lexojë dhe më pas jam i bindur se do të frymëzohet aq shumë sa do të detyrohet për të gjetur mundësitë për ta realizuar”, tha aktori dhe regjisori Shundi.
Më tej Ardian Cerga rrëfeu se para dy vitesh ishte përpjekur të gjente mbështetje për ta realizuar filmin por nuk kishte mundur, “Janë disa burokracira, ndaj pas shumë përpjekjeve e lashë. Mbase do vijë një ditë..”.
Ndërkohë aktori i njohur tha fjalë shumë të mira për aktoren e regjisoren Andia Xhungën. “Kjo goca këtu përveçse është aktore, regjisore shumë e mirë, është fat të kesh një mike të tillë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: