Sot në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, para Klinikës së Gjinekologjisë, rreth orës 18:00 ndodhi një vrasje e rëndë që tronditi opinionin.

Një nga dëshmitarët okularë në ngjarje, ka treguar fjalët e fundit të viktimës, e cila ishte në muajin e fundit të shtatzënisë.

Në një prononcim për KlanKosova, dëshmitarja ka treguar fjalët e fundit të viktimës.

“Po, më duket se ka qenë shtatzënë sepse ka bërtitur: ‘pasha këtë fëmijë që kam me lind sonte’”. Ai veç e ka nxjerrë alltinë prej xhepit dhe e ka qëlluar dy herë”, ka treguar dëshmitarja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb