Zv.kryetari i Partisë Republikane Blendi Sulaj i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News 24 ka thënë se të gjitha pasuritë që OFL po sekuestron do të rikthehen tek personat përkatës, madje këta të fundit do të kërkojnë edhe dëmshpërblim.
Kjo sipas Sulajt do të ndodhë për shkak se sekuestrot preventive janë bërë në shkelje të veprimeve proceduriale.

Po ashtu Sulaj thotë se sot në 2020 asnjë anëtar i krimit të organizuar në Shqipëri nuk i regjistron pasuritë në emër të tij apo personave të afërm të familjes apo fisit por në persona që kanë kontakte të vazhdueshme dhe shoqërisë. Zv. kryetari i PR shprehet se duke përgjuar rrethin shoqëror të personit të dyshuar atëhere mund të ketë rezultate.

Gjithashtu ai ka zbuluar edhe se krim i organizuar nuk janë në Shqipëri vetëm trafikantët e drogës, por ata që janë të lidhur me politikën, po ashtu edhe organizata terorriste të cilat fshehin paratë e pista në Shqipëri.
Ndërkohë nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme apo jo, Sulaj i qëndron mendimit të opozitës se është detyrim për të pasur të tilla dhe për një sistem që pamundëson vjedhjen e votës së qytetarëve.

”E para ajo që ne duhet të bëjmë është të kemi njërikujtesë pasi Shqipëria nuk është hera e parë që ka një ligj kundër krimit të organizuar. Më kryesori ishte ai anti- mafia dhe kishte një thelb që sekuestronte pasuritë e kriminelëve. Në disa raste shohim që qeveria apo personat që po zbatojnë aktin- normativ po shohim persona që kanë dalë pas burgut pas 2015.
Këta persona janë futur prapa hekurave në vitet 2005- 2009. Kjo tregon se ka një palë që sulmonte krimin dhe një palë që bën sikur e sulmon. Kemi një qeveri që ka pasur dy ministra që kanë pasur lidhje direkte me krimin. Ne pretendojmë se ky do të luftojë krimin?
Po sekuestrohen prona të disa njerëzve që janë shfaqur në media. Duhet të dimë që krimi i organizuar i fsheh në emra të tjerë pasuritë. Duhet të gjurmohen emrat e njerëzve pranë tyre dhe shoqërisë. Ata nuk i regjistrojnë pasuritë në emrin e tyre apo të babait, xhaxhai, vëllait por në emra që është shumë vështirë të gjenden.
çdo luftë që bëhet kundër krimit është e mirë por jo fasadë. Të gjitha veprimet proceduriale që po bëhen janë në shkelje. Dhe këtyre që po i vendoset sekuestro jo vetëm që do i kthehen pasuritë por do kërkojnë dhe dëmshpërblim.
është një shoë mediat, pasi po të duash të marrësh pasurinë e krimit të organizuar shkon në politikë. Krimi i organizuar nuk është vetëm ai që kalon drogë, por ai futet në tendera, në ndërtime.
Ka filluar njeri në Vlorë me krimin e organizuar në zonën elektorale të kryeministrit? Duhet të luftohet vërtet. Duhet të gjurmohen ata që janë afër kriminelëve.
Jemi njohur nga mediat që pronat e një krimineli janë në emrin e një ish- deputeti të PS. Po t’i marrësh nuk ka kriminelë në Shqipëri që mban prona në emër të vet apo të të afërmve të tij është naive kjo. Duhet gjurmimi i tyre, dhe i shoqërisë së tyre, i personave që i rrinë afër. Nuk ka vullnet politik një njeri që ka futuar në parlament 20 deputetë të inkriminuar dhe pas tyre edhe 10 kryebashkiakë.
Në të gjitha mënyrat është që Rama ka një problem, nuk mund të ndahet nga krimi. Me këtë paketë ai është afër për t’i mbajtur afër me veten e tij. Krimi e ka kapur atë. Kryeministri i Shqipërisë kishte foto me njerëz të botës së krimit. Ky që do luftonte krimin ishte në një dhomë me një anëtar të krimit të organizuar. Unë mendoj që të gjitha veprimet që ka bërë Rama në qeveri do i shohim kur e djathta shqiptare të vijë në qeveri në mënyrë racionale. Ai i bën veprimet për të mbajtur karrigen dhe pushtetin. Unë mendoj që po e bën për fushatë pasi jemi afër zgjedhjeve të parakohshme apo edhe ato kur mendon ai.
Mbi të gjitha kemi dhe një moment tjetër që ne kemi shumë organizata terroriste që mund të fshehin para të pista në Shqipëri nëpërmjet krimit të organizuar. Organizata terroriste që fshehin paratë e pista në banka, ndërtime nëpërmjet krimit të organizuar.
Dhe një person i tillë nuk mund të bëjë këto pa patur mbështetje politike.

Zgjedhje të parakohshme?

Eshtë detyrimi jonë si opozitë por edhe për shqiptarët që Shqipëria të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Ngërçi duhet të
Duhet një sistem zgjedhor që ndalon blerjen dhe vjedhjen e votës. Unë mendoj që duhet të kemi këto zgjedhje pasi nuk duhet të shihen si një mënyrë për të sjellë një parti në pushtet por për t’i dhënë frymëmarrje Shqipërisë, ngërrc ekonomik, rritje të krimit të organizuar. ”- tha Sulaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb