Presidenti Ilir Meta ka deklaruar sot në “Open” në News24, se para firmosjes së dekretit për Presidentin e ri Bajram Begajn, ka komunikuar zyrtarisht vetëm me ministrin e Mbrojtjes, pasi kërkesa për lirimin nga detyra erdhi prej këtij të fundit.

Më tej, Presidenti Meta tha se vonesa e këtij procesi, do të ndizte debate të tjera të panevojshme

Ilir Meta: Kur bëhet fjala për të mbrojtur Kushtetutën e kam treguar shumë qartë, në rastin konkret, kjo vetëm se do ndizte debate të tjera të panevojshme, që nuk do ishin të mira as për institucionin e Presidentit, as parlamentin as për opinion në çdo rast dihej që do zgjidhej nga kjo mazhorancë, kjo gjë dihej. Së dyti, Shqipëria sot është një vend që shkëlqen, sidomos e-albania…. Kandidati kërkon të lirohet nga detyra, ta mbash me pahir?!

Nuk kam pritur asnjë proces normal, sepse nuk ka pasur normalitet në çështje të tjera. Çfarë do zgjidhte në këtë rast vonesa? Nuk kam pasur asnjë komunikim me kryeministrin por me ministrin e Mbrojtjes, se është autor i kërkesës për lirimin nga detyra dhe ka pasur komunikim zyrtar, dhe dekreti është hartuar në Tiranë dhe është firmosur në Stamboll”, tha Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb