Kupa e Botës sa vjen e bëhet më interesante. Franca siguroi kualifikimin duke mundur 2-1 Danimarkën dhe duke kaluar kështu zyrtarisht fazën e grupeve. Triumfon edhe Argjentina, 2-0 ndaj Meksikës dhe i falet golave të Messit dhe Fernandes. I ftuar në News 24 në Qatar n’24 ishte ish-futbollisti Gjergj Muzaka.

“Të luash ndaj Messit është diçka e veçantë. Messi është nga një planet tjetër. Mos gaboj në ndeshjen me Shqipërinë, Argjentina na mundi 4-0. Fanellën e Messit e mori Kapllani.

Në momentin që përmendet emri i tij, i gjithë stadiumi çohet në këmbë. Në momentin që u thirr emri i Tevez, nuk janë ulur njerëzit për 10 minuta. Unë i kërkova bluzën Tevezit. Është një nga fanellat që unë nuk e kam falur.Unë mendoj se ajo Argjentinë është më e fortë se kjo” – Tha ai.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: