Kryeministri Edi Rama nga Elbasani, në kuadër të fushatës elektorale, deklaroi se këta kohë, ka një përpjekje për sulm të tërbuar nga kundërshtarët politikë.

Rama ceku edhe temën e patronazhistëve, duke thënë se është krenar për punën e tyre. Ai shtoi se presidenti Meta ka ngritur shqetësimin se mund të përdoret numri i ID, por se nënvizoi se ky numër nuk i duhet as dreqit.

“Ka përpjekje të tërbuar për sulm. Numri i ID nuk i duhet dreqit, o Like.  Unë e them publikisht numrin e ID dhe nuk ka pse të ketë shqetësim, në këtë mes. Kjo është si me të marrë targën e makinës, si me të marrë numrin 12. Numri 12 është dymbëdhjeta e pavarësisë së Shqipërisë. Nuk e duam Shqipërinë për pushtetin. Ne bëmë aeroportin e Kukësit. kanë nxjerrë vërdallë hijen e patronazhistit.

Jam shumë krenar për patronazhistët e PS-së. Patronazhistët e bëjnë PS-në si një parti amerikane. Edhe unë jam i pakënaqur ende e ne kemi luftë të madhe për të fituar. Jemi më të mirët në Europë për ritmin e vaksinimit. Ne këtu jemi që të vazhdojmë të ngjitemi në majë, se Shqipëria e ka vendin në majë, sepse vendi ynë do jetë kampione e turizmit, kampione për energjinë në Ballkan, për dixhitalizimin në Ballkan”, deklaroi Rama.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb