Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen e një personi dhe plagosjen e avokatit Adriatik Cama, gjatë ditës së sotme në Tiranë.

Gazetari Erjon Skëndaj raporton për “Balkanweb” se avokati për momentin po bën analizat, ndërsa pritet t’i nënshtrohet operacionit.

Gazetari shprehet se gjendja e avokatit deri më tani paraqitet stabile.

“Avokati pritet t’i nënshtrohet operacionit. Ka një plagë në pjesën e gjoksit. Ka një plumb në gjoks akoma dhe ndaj do të kryejë të gjitha analizat.

Ka disa mjekë në sallë që kryejnë ekzaminime dhe pas kësaj, do kemi informacion më të saktë për avokatin. Gjendja e Adriatik Camës është stabël”, raporton gazetari Skëndaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb