Vëllezërit Veshaj, Donaldi dhe Romeo kanë qenë këtë të hënë të ftuar në emisionin “Wake Up”, ku kanë folur për emisionin e tyre më të ri në Top Channel, por kanë treguar edhe detaje nga përditshmëria e tyre.

Ndër të tjerash, vëllezërit aktorë zhvilluan së bashku edhe një lojë, ku u pyetën rreth detajeve të jetës sentimentale të njëri-tjetrit.

Në një moment, Romeo u pyet nga moderatori se nëse e dinte se kur ka qenë e dashura e parë zyrtare e Donaldit.

Vet Donaldi tha se nuk e mban mend, por vëllai i tij u përgjigj duke thënë se kishet qenë 13 vjeç dhe se në atë moshë ka qenë një donzhuan i vërtetë, ku femrat i shkonin pas.

Donaldi përndryshe ka qenë shumë i përfolur për jetën e tij private që nga koha kur ishte në Big Brother VIP, pasi ai i dha fund lidhjes me këngëtaren Beatrix Ramosaj, teksa ka shprehur dëshirën për një rikthim në krahët e ish-të dashurës së tij, prezantueses Bora Zemani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb