Këngëtari me famë botërore, Justin Bieber, ka dhënë së fundmi një intervistë për revistën e njohur GQ. Ai ka rrëfyer pa doreza për varësinë e tij ndaj drogës.

Bieber shton se ka pasur një zakon të keq të drogës. “Arrija deri në pikën ku rojet e sigurisë hynin në dhomën time natën për të më kontrolluar pulsin në mënyrë që të siguroheshin që isha ende gjallë. Tashmë, fatmirësisht kam një grua që e adhuroj, tek e cila ngushëllohem, ndihem i sigurt krah saj”, ka rrëfyer këngëtari.

27-vjeçari gjithashtu ka zbuluar se viti i parë i martesës ka qenë mjaft i vështirë për të, dhe kjo vinte na mungesa e besimit.

“Viti i parë i martesës ishte me të vërtetë i vështirë sepse kishte shumë punë. Thjesht kishte mungesë besimi. Kishte të gjitha këto gjëra që nuk doni t’i pranoni personit me të cilin jeni, sepse është e frikshme”, u shpreh Justin.

Kujtojmë se Hailey dhe Justin Bieber kurorëzuan dashurinë me martesë në vitin 2018. Asokohe të dy ata ishin shumë të rinj në moshë për të marrë një vendim aq të madh për jetën, ndaj u komentuan gjerë e gjatë për këtë fakt.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: