Ministri për Diasporën, Pandeli Majko deklaroi mbrëmjen e sotme në emisionin “Front line” në “News 24” se kryeministri Edi Rama ka qenë në krah të historisë së atyre që e duan votën e emigrantëve.

Përballë gazetares Marsela Karapanço, Majko tha se madje, Rama dhe Basha vijnë nga komuniteti i diasporës, njëri nga Franca dhe tjetri nga Holanda.

“Duhet t’i përgjigjemi interesave të diasporës. Ata që duhet të kandidojnë në qark elektoral, duhet të jenë figura të identifikuara. E ardhmja e votës së shtetasve tanë jashtë vendit do të ketë krijimin e një qarku elektoral që përcakton votat e tyre. E rëndësishme është që të bëjmë këtë identitet që të kthehet në opinion publik dhe politika ta shoh ashtu siç duhet. Duke pasur një qark elektoral për Diasporën, mendoj se do të ishte një trokitje të rëndësishëm për interesat e tyre. Asnjëherë s’jam përpjekur që interesat e organizative t’i orientoj si histori e majtë apo e djathë. Ka qenë kërkesë edhe e komuniteteve jashtë vendit, që mos të përfshihesha në emër të diasporës për luftën politike. Kemi bërë gjënë më të mirë, pasi si nga e majta e nga e djathta, janë votuar me konsensus. Që të vinim në zbatim votat për diasporën duhej dhe konsensusi i opozitës. Duhet të presim pasi e drejta kushtetuese kur përplaset me ankthin për pushtet, shpesh herë ka problemet e veta. Një nga këto është shkelja që bëhet në KQZ, pasi duhet të ishin miratuar aktet ligjore. Uroj që të ketë ndryshime. Jam optimist, pasi edhe zoti Celibashi, ishte i gatshëm që për këto zgjedhje të miratonte disa afate fikse për këto zgjedhje. Këtu me rëndësi nuk do të ishte sasia, qoftë edhe një votë. Rama ka qenë permanent. Ka qenë në krah të kësaj historie (Për votat e diasporës). Ai dhe zoti Basha, janë dy kryetar partie janë të dy nga komunitete jashtë vendit, një nga Franca e tjetri nga Holanda. Në këtë rast nuk keni pse diskutoni pozicionin e zotit Rama. Qëndrimet kanë qenë të qarta.”, tha Majko. Mes të tjerash ai tha se

Duke u ndalur tek fakti se si janë pritshmëritë e PS-së për votat e emigrantëve jashtë vendit, që mund të vijnë të votojnë në 25 prill, Majko tha se në kushtet e pandemisë, do të ketë një numër të limituar.

“Të jem i sinqertë, në kushtet e pandemisë, do kemi një numër të limituar. Me rëndësi është që aeroporti të bëhet. Po të isha në opozitë do të isha në preferencë që të merrja votat e mërgatës. Vota e diasporës do të shoh se kush punon më shumë apo më pak. Vota e mërgatës mund të sfidojë opozitën por edhe qeverinë.”, përfundoi ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb