Kandidatja e PD në listën e hapur të PD për qarkun e Tiranës, Jorida Tabaku e cila po ndjek procesin e numërimit të votave preferenciale në shkollën “Hoxha Tahsim” në Tiranë, në një lidhje me emisionin ‘LOG.” në Neës24, e ka cilësuar procesin zgjedhor të 11 majit ndër më të parregulltat që ka parë. Tabaku tha se megjithëse në një garë të pabarabartë, me shumë sfida si grua në listën e hapur, duke bërë fushatë në 5 bashki të kryeqytetit, falënderon demokratët që kanë monitoruar zgjedhjet dhe po qëndrojnë stoikë në qendrat e numërimit në pritje të rezultateve përfundimtare.
Jorida Tabaku: Falënderoj njerëzit e opozitës që po monitorojnë zgjedhjet, megjithëse PD po humb. Së dyti sa i takon votës së kandidatëve është i shpërndarë, pasi ky proces ka prodhuar një situatë të paparashikueshme, një tendencë vihet re por se parashikojmë dot.
Ka qenë një garë e pabarabartë, si në përballje me kundërshtarin dhe në mënyrën si është zhvilluar. Të jesh në listë të hapur, të jesh grua dhe të bësh fushatë në 5 bashki të qarkut Tiranë është strapacuese. Do të pres deri në fund të bëj komentet.
Këto zgjedhje tregojnë shumë dhe për faktin se Shqipëria edhe pse ka hapur negociatat nuk di të bëjë zgjedhje. Ka faktorë dhe të brendshëm, proceset më të parregullt që kam vënë re. Mesazhi që kam sot është për sakrificën e demokratëve, edhe pse pas 12 viteve në opozitë.
(BalkanWeb)