Prindërit i braktisën rreth 2 vite më parë ndërsa gjyshërit e kanë të pamundur t’i ushqejnë. Dy të miturit vëlla e motër jetojnë me gjyshërit e tyre ne nje banesë qe as nuk iu përket  ne fshatin Grabjan te Divjakes.

Paga e pensionit është e vetmja e ardhur që ka çifti i të moshuarve Ali dhe Nadire Meçani. Mes varfërise ekstreme, problemeve të pafundme shëndetesore te moshuarit përjetojnë gjithë dhimbje situatën e nipit dhe mbesës të cilët shpesh herë mbeten pa bukë.

Të shpeshta janë rastet kur ata pësojne gjendje të fikëti si pasojë e kequshqyerjes. Një gjendje të tillë pësoi 7-vjeçarja e cila kishte ditë që nuk fuste ushqim në gojë dhe përfundoi në ambulancën e fshatit pasi humbi ndenjat.

Infermierja e spitalt që trajtoi vajzën e mitur thotë se ajo ka ardhur në gjendje të fikëti dhe se përveç gjyshes edhe gjyshi i saj rrezikon të mbetet i verbër.

“Manjola Meçani ka ardhur në datën 7 korrik për t’u vizituar dhe ka ardhur domethënë në një gjendje libotimie, të fikëti dhe unë kam konstatuar që ajo është kequshqyer. Jeton me gjyshin dhe me gjyshen. Gjyshja është e verbër dhe gjyshi është në atë rrugë, është me diagnozë që mund të kalojë  edhe në verbërim”-shprehet ajo ndërsa thotë se janë të papërshtatshëm për të mbajtur një fëmijë pasi nuk janë të zotët për veten e tyre jo për të mbajtur fëmijët.

Gjyshi i dy të miturve thotë se  e ëma i ka braktisur prej dy vitesh ndërsa i ati ka ikur në Greqi ndërkohë që rrëfen momentin kur vajza përfundoi në spital.

“Po keq jemi ne. Edhe çuni që i ka, ka ikur në Greqi. I mbaj unë ata. E ëma e tyre iku, po bën 2 vjet e  kusur. Ne vuajmë me këta çfarë të bëjmë.

Vajta unë me gocën tek dyqani edhe morën domate, patate e gjëra kështu edhe i ra të fikët kësaj. U  turrën njerëzit. Na ka ndihmuar ai i dyqanit, e çuam tek doktoresha. Ndenjëm sa ndenjëm edhe i thashë unë t’a çojmë në Lushnje. Jo, jo tha. E çova tek doktori se e patëm të fshatit në Divjakë. Ai doktor i përsosur. Më dha edhe mua ilaç për sytë edhe gocës”

E pyetur me çfarë  jetojnë dhe mbajnë dy  fëmijët, Nadire Meçani thotë se pensioni është i vetmi burim të ardhurash gjysma e të cilit shkon për ilaçe ndërsa për t’u ushqyer marrin veresi.

Pjesë nga biseda

-Me këto 100 mijë lekë që merrni pension ti dhe gjyshi mbani dy fëmijët?

-Po. Edhe ai është në pension, edhe unë jam në pension.

-Të dy nga 100 mijë lekë merrni?

-Po. Të dy nga 1000 mijë lekë marrim.

-Domethënë ju me 200 mijë lekë të vjetra në muaj, gjysmat i keni për ilaçet tuaja?

-Po. Muaj për muaj marr ilaçe unë për sytë.

-Ngelet gjë për fëmijët për të ngrënë?

-Çfarë ngelet unë e shkreta, marrim në dyqan veresi. Vjen 15-ditëshi i japim.

NR TEL: 0696994380

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb