Analisti Skënder Minxhozi teksa risolli në vëmendje disa precedentë të kryetarëve të partive në vend, shtroi pyetjen nëse në këtë sistem politik kanë rënë jo vetëm çatia por dhe muret.

I ftuar në emisionin “Real Story” në ‘News24’ Minxhozi kujtoi faktin kur kryetari i PD-së Lulzim Basha ishte ministër i Brendshëm në kohën kur ndodhi 21 janari apo dhe kur sipas tij arriti të vidhte votat për kryetar Bashkie në Tiranë. Po ashtu ai përmendi edhe Ramën, ndërsa theksoi se tashmë ky i fundit po sillet me arrogancë.

“Fusha e lojës nuk ka vakum. Nëse hedh poshtë dike, do zgjedhjesh dikë tjetër. Po i kujtoj Agronit, se meqë jemi dhe në javën e 21 janarit. Këtu kemi një kryetar aktual të krahut tjetër që në 2011 ka pasur shumë probleme politike (Lulzim Basha). Në harkun kohor prej 6 muaj, ky person bëhet protagonist i një ngjarje që nuk është përsëritur më, që më konkurrentin e tij kryesor (Edi Rama), që janë të tavullën e lojës, shkon dhe ia vjedh votat në transmetim direkt. Ketu flitet gjithë ditën se si Gjiknuri vidhte vota në Dibër, apo Gjushi që fliste nga Shijak dhe vidhte vota sipas përgjimeve. Po këtu mandati i Bashkisë, u vodh në transmetim direkt, dhe njeriu doli i larë dhe i lyer dhe mbas dy vitesh u bë kryetar partie. Këto dy precedente merri dhe veri bashkë, dhe Ramën. Jam dakord me palo kandidatura nga Rama, me një arrogancë që po duket bajate. Jemi në realitetin ku ka degjeneruar një forcë politike, apo këtu jemi në nje realitet ku ka rënë jo vetëm çatia por dhe muret?”, tha Minxhozi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: