Kristal Abazaj ka bërë paraqitje pozitive duke shënuar edhe gola në miqësoret që ka zhvilluar Anderlecht, por pavarësisht këtyre fakteve belgët duket se nuk janë të bindur për shqiptarin.

21-vjeçari disa ditë më parë mori lavdërime nga trajneri që deklaroi se ‘Abazaj është ndër më të mirët nga të rinjtë e afruar’, por mediat kanë shkruar se klubi është në dyshim për aftësitë teknike të lojtarit.

Në artikullin e “La Derniere Heure” thuhet se Anderlecht ka dyshime për disa nga lojtarët e rinj të afruar në merkato, ku një prej tyre është edhe Kristal Abazaj.

Edhe pse dukej më e lehtë se ç’u mendua fillimisht, Abazaj do të ketë shumë punë për të fituar minuta me Anderlecht kur të nisin ndeshjet zyrtare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb