Brazili po përgatitet për betejën kundër koronavirusit dhe në dispozicion të logjistikës sanitare ka vendosur në dispozicion edhe stadiumet e futbollit.

Mes atyre që do të kthehen në spitale për të pritur të prekurit nga virusi Covid-19 është edhe mitiku “Maracana”. Po ashtu, edhe klubet e futbollit në vend si Corinthians, Santos dhe Sao Paulo kanë vendosur stadiumet e tyre në dispozicion të autoriteteve.
(BalkanWeb)