Këngëtarja Bleona Qereti është një nga personazhet më të komentuar dhe e vendosur shpesh në qendër të vëmendjes për shkak të veprimeve të saj. Këngëtarja është gjithmonë në lëvizje dhe së fundmi i është dashur të udhëtojë në Dubai.

Por ndjekësit që janë shpesh kuriozë për jetën luksoze dhe burimin e të ardhurave të këngëtares nuk hezitojë të komentojnë dhe të shprehin mendimet e tyre. Një ndjekës në Instagram i shkruan Bleonës se ajo po shkon të peshkojë një sheik në Dubai, por këngëtarja i është përgjigjur ashpër. Ajo ka treguar edhe kartën e bankës për të vërtetuar se shpenzimet i ka paguar vetë.

“Sigurisht xhaxhi Hajdar Ajshtajni më gjykon nga perspektiva e vet, me trurin e tij prej zogu dhe ngaqë nuk ja kap radari i fut një mendje të lehtë. Deti u bë kos dhe mora dhe unë një lugë dhe u nisa për në Abu Dhabi”- ka shkruar Bleona.
Screenshot_7

Screenshot_10

Screenshot_8

5

7

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: