Kanë vijuar shpërthimet e fuqishme në Ukrainë, edhe gjatë natës së kaluar. Shpërthime janë dëgjuar në qytetin ukrainas të Mykolaiv, ka konfirmuar kryebashkiaku i qytetit, raporton Sky News.

“Ka shpërthime të fuqishme në qytet! Qëndroni në vend-strehime!”, shkroi në Telegram Oleksandr Senkevich.

Sirenat e sulmeve ajrore u dëgjuan në të gjithë rajonin e Mykolaiv para shpërthimeve.

Sakaq, Presidenti i vendit Zelensky thotë se situata në rajonin e Donbasit mbetet “më e vështira”

Të paktën 21 persona humbën jetën pas një sulmi me raketa ruse në zonat e banuara në Odesa.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb