Një mbledhje rekord e fondeve për bamirësi është regjistruar në Egjipt. Aty janë mbledhur më shumë se dy milionë euro për blerjen e ilaçit më të shtrenjtë në botë, “Zolgensma”, të cilin një vajzë egjiptiane duhet ta marrë para se të mbushë dy vjeç.

Al Arabiya raporton se Rukaja e vogël, e cila është një vjeç e 11 muaj, vuan nga atrofia muskulare kurrizore e tipit 2 dhe ilaçi i duhet tani.

“Zolgensma”, prodhohet nga gjjiganti farmaceutik zviceran Novartis dhe është më i shtrenjti në botë, pasi një injeksion në shpinë kushton 2.1 milionë dollarë. Ai përdoret për të trajtuar fëmijët nën moshën dy vjeç që vuajnë nga ‘atrofia muskulare kurrizore’, një sëmundje gjenetike që dobëson muskujt duke shkaktuar probleme me lëvizjen.

Jyjy
Jyjy

Rasti i Rukajas

Vajza në fjalë vuan nga atrofia muskulare e shtyllës kurrizore “tipi 2”, e cila prek gjymtyrët e poshtme. Ndryshe nga atrofia e muskujve të tipit 1, e cila është fatale para moshës dy vjeçare, me atrofinë e muskujve të tipit 2, shumica e fëmijëve që vuajnë prej saj jetojnë deri në moshën madhore.

Mbledhja e fondeve

Babai, Mohammed Suleiman, nisi mbledhjen e fondeve për vajzën e vogël. Shumë egjiptianë, duke përfshirë biznesmenë, aktorë dhe atletë të shquar, e mbështetën fushatën duke dhuruar para dhe duke përdorur mediat sociale për t’i nxitur të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë në një llogari të mbikëqyrur nga Ministria Egjiptiane e Solidaritetit Social.

Studentët nga Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë i Universitetit të Kajros anuluan festën e diplomimit dhe dhuruan paratë e vendosura tashmë për festën për familjen e Rukayyah. Disa video në rrjetet sociale tregojnë njerëz që festojnë para shtëpisë së familjes në Aleksandri pasi morën lajmin për arritjen e qëllimit të koleksionit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: