Një serb, është përplasur fizikisht me një Kosovar në kufirin mes Serbisë dhe Kroacisë. Video është publikuar në rrjete sociale dhe shihet se si shqiptari i Kosovës, i thotë serbit se “këtu ka shqiptarë”.

Shqiptari i afrohet burrit tjetër në makinë, ndërkohë që ky i fundit del prej saj dhe nis të përplaset fizikisht me të riun.

Nuk dihet nëse përleshja mes tyre është përshkallëzuar në një dhunë më të ashpër, por pamjet e këtij momenti kanë marrë shumë reagime në rrjet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb