Kryeredaktori i Gazetës Shqiptare Erl Murati, në studion e News24 ka deklaruar se shembja ndaj “Prestige Resort”, ishte e paligjshme duke e cilësuar si skandal multidimensional.

Murati u shpreh se ky sulm, do sjellë pasojë në disa sektorë, duke filluar me atë politik, financiar, social, dhe moral. Ai theksoi se resorti ka leje, por papritur kryeministri Edi Rama u zgjua dhe e ka konsideruar të paligjshëm duke çuar fadromat për ta shembur.

“Kjo nuk është hera e parë që ndodh, qoftë dhe objekt luksoz dhe relativisht i madh. Mënyra se si u bë, shënoi një nivel të ri arbitrariteti dhe mungesë transparencë. Ishte e paligjshme. Ky resort kishte vite që ishte aty, nuk është se u bë tani. Ka qenë dhe vetë kryeministri Edi Rama në atë resort dhe papritur zgjohet një ditë dhe e konsideron të paligjshëm dhe çon skrepat dhe fadromat për ta prishur. Nuk mjafton një cicërim i Ramës në Twitter, duhet të ishte lajmëruar në rrugë zyrtare.

Kjo nuk mjafton për të bërë transparencën. IKMT-ja duhet të kishte një komunikim për publikun. Kjo prishje do ketë pasojë ligjore dhe financiare. Dhe humbjet në gjyqe, sërish janë taksat tona. Është skandal multidimensional. Është juridik, pasi është me leje. Financiar, pasi ka pasoja në xhepat e të gjithëve, jo vetëm të pronarit.

Nëse ai e fiton gjyqin, paratë do dalin nga ne. Ka dimensionin moral atje është zhvilluar aktivitet politik, publik dhe mirëpritja e afganëve. Si pushtet politik, i detyrohesh një shpjegim dhe publikut, nuk është e domosdoshme të kesh njohur që çdo godinë anës detit është me leje. Ishte jenë resort që kanë qenë mijëra turistë shqiptarë dhe të huaj.

Dimensioni social është që nesër rrezikon të lësh njerëz pa punë. Ka sofizma politike dhe duhet të ishte pritur vendimi i gjykatës dhe fakti që u bë të dielën tregon që ka të bëjë më politikën”, u shpreh Murati.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: