Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka lëshuar akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama, se ky i fundit nxit grupet kriminale për ngjarje që të shfokusojnë publikun nëse vëmendja është te qeveria.

Në një konferencë për mediat Meta theksoi se për këto akuza ka fakte.

“Ai ka qëllim që të shpikë konflikte. madje ka dhe të dhëna që kur ka ngjarje kriminale ku është e fokusuar qeveria e tij dhe ky vetë për korrupsion, nxisin dhe grupe kriminale për të bërë akte që të dalin të plan të parë kronika e ze, për të shpëtuar nga vëmendja. Mos u habisni nga këto gjëra”, pohoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: