Trinomi që ka trazuar një shipëri të tërë, Beatrix, Donald dhe Bora ka shkaktuar një valë komentesh në rrjetet sociale, ku përveç publikut të zakonshëm ka patur edhe reagime të shumë figurave të njohura të ekranit.

Ajo që njerzit kanë pritur këto ditë dhe kanë kërkuar në rrjetet sociale, ka qënë një reagim i vetë moderatores Bora Zemani.

Ajo ka reaguar sot në një story në Instagram, ku ndër të tjera ka bërë thirrje për qetësi dhe ka apeluar që askush të mos “kryqëzohet”.

“Ju lutem qetesohuni!!” shkruan ajo. ” edhe Donaldi është njeri, edhe ai mund të gabojë edhe ai mund të zgjedhi rrugë të tjera” shkruan ajo për ish të dashurin.

Ajo shton se, si çdokush edhe ai ka të drejtë të bëje ç’të dojë me jetën e tij, ndaj mos “dënoni” askënd, as unë nuk po e bëj.

Moderatorja Zemani ka qenë në një lidhje me aktorin Donald Veshaj, konkurent tashmë në Big Brother VIP, të cilët u ndanë para 8 muajsh. Por “dashuria” e tyre u duk sikur u rindez kur Bora u fut në shtëpinë e Big Brother, ku ish çifti tashmë shkëmbyen dhe një puthje. Gjithashtu, shpresat u shtuan kur Donaldi i dërgoi Zemanit edhe varësen e tij bashkë me një pako ëmbëlsira, për përvjetorin e tyre të pestë të lidhjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb