Policia e Elbasanit është ngritur në këmbë pas një telefonate që u regjistrua në sallën operative, ku u raportua për të shtëna me armë zjarri.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në lagjen ‘5 Maj’. Policia bëri me dije se po kryhen verifikime në terren dhe për të verifikuar vërtetësinë e telefonatës.

Nga verifikimet në terren, nuk janë gjetur gëzhoja arme, ndërsa nuk raportohet as për të lënduar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb