Mjeku i njohur Gent Stroni, në një intervistë ekskluzive për “News 24” deklaroi se ka një tendencë të rënies së rasteve me koronavirus në vendin tonë.

Stroni theksoi se një pjesë e madhe e qytetarëve e kanë kaluar tashmë koronavirusin, duke shtuar se nëse ke antitrupa, je i mbrojtur së paku për një periudhë.

Megjithatë, mjeku Stroni shprehet se mendon se agresiviteti i Covid-19, gjithsesi nuk po bie ende.

“Ka tendencë të rënies së rasteve me koronavirius. Në shumë persona që kanë qenë të infektuar me Covid-19, ka ikur rreziku. Një pjesë e madhe e qytetarëve e kanë kaluar koronavirusin.

Nëse ke antitrupa, je i mbrojtur për një periudhë. Potenciali sa vjen e bie dhe numri i përgjithshëm po ashtu po bie. Nuk mendoj se ka rënë agresiviteti i Covid-19 tek pacientët. Ka dhe raste agresiviteti, patjetër”, deklaroi mjeku Stroni.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb