Zona e Petrinjës në Kroaci pothuajse është shkatërruar nga tërmeti i së martës me magnitudë 6.3 që shkaktoi 7 viktima dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Por ajo që shqetëson banorët që mundën t’i mbijetojnë goditjeve katastrofike, nuk janë vetëm dëmet materiale, por edhe lëkundjet e vazhdueshme të tërmetit.

Tre të tillë janë regjistruar edhe sot, më i rëndi prej tyre me magnitudë 4.8, raportoi Shërbimi Sizmologjik kroat.

Një banor i Petrinjës që ka mundur të sigurojë për “BalkanWeb” edhe video nga qyteti i tij tërësisht i shkatërruar, shprehet se më e madhe se çdo gjë, është frika në këto momente.

“Kanë tre ditë që nuk ndalen tërmetet, pa llogaritur gjithë shkatërrimet”, raporton ai për “Balkanweb”.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb