Teologu Thoma Çomëni, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, ka folur në lidhje me figurën e Kryepeshkopit Anastas Janullatos i cili u nda sot nga jeta.
Ai u shpreh se Kryepeshkopi ishte një person i cili ishte gjithmonë disa hapa para, jo vetëm në mënyrën se si i shihte gjërat, por ehe në përgatitjen e mendimit teologjik.
Çomëni ka vlerësuar se Janullatos ka vendosur gurë-themel në historinë moderne shqiptare.
“Njohja personale nis në 1993 kur nisa studimet teologjike.
Ishte një person me njohuri të thella akademike. Ajo që është e rëndësishme dhe që më ka lënë përshtypje në të gjitha herët që jemi takuar, është që ishte gjithmonë disa hapa para.
Jo thjeshtë në vizionin si shihte gjërat, por përgatitjen e mendimit teologjik gjithashtu.
Ishte një personalitet i shoqërisë shqiptare.
Ka vënë gurë-themel në historinë moderne shqiptare”, tha ai.